AUSTRI-Shqipëria vijon perfomancën pozitive në vigjilje të Kampionatit Evropian, këtë herë me një përmbysje fantastike kundër Katarit. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore dhe përballë kishte një kundërshtarë modest, De Biasi me siguri ka marrë shumë përgjigje nga kjo sfidë. Ekipi përfaqësues vërteton edhe një herë se ka në përbërje lojtarë klasi, lojtarë individualiste që janë të aftë të bëjnë edhe super gola si i Sadikut, por mbi të gjitha ka në përbërje lojtarë të cilët japin gjithçka në fushë qoftë kjo sfidë kualifikuese apo miqësorë. Dëshira për të qenë me çdo kusht në Francë ishte një arsye më shumë për futbollistët e hedhur në fushë për të dhënë më të mirën e tyre, madje rrezikuan jo pak në teksa miqtë nga Katari nuk hezituan në asnjë ndërhyrje të bërë.

KRYEMINISTRI RAMA: URIME NGA ZEMRA
Kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ ka uruar kombëtaren shqiptare për fitoren e sotme ndaj Katarit. “Miqësore por prapëseprapë urime nga zemra ‪#‎ForcaShqipëria‬ ??”, citohet në mesazhin e Ramës.

TAKIMI
Fillimi nuk ishte kaq i bukur teksa pas vetëm 55 sekondash lojë, një goditje standarde e Katarit dhe një mos organizim në mbrojte bëri që Fadlalla ti ndëshkonte. Ky detaj mbase e bëri edhe më interesant takimin teksa lojtarët e Kombëtares filluan tentativat e një pas njëshme për të rikthyer baraspeshën. Fillimisht ishte Gashi në dy momente, në të parin në minutën e 9-të hezitoi të godiste ndërsa një minutë më pas gjeti në pozicion portierin.


Abdulkarim Hasan Fadlalla Goal – Albania vs… by LiveTVsport

Dëshira për të qenë sa më shumë në kontakt shpesh bëri që kuqezinjtë edhe të gabojnë, gabime të cilat në Francë mund të kushtojnë edhe më shumë. Pas disa aksione të rrejshme në krah ku Lenjani ishte shumë aktiv në të majtin, Shqipëria gjeti golin e barazimit pas një goditje këndi. Ajeti ndjek mirë trajektoren dhe me të djathtën shënon një gol të bukur, një gol më shumë qetësie por askush nuk ka ndërmend të ul ritmin. Dëshira për të fituar gjithnjë mbi të gjitha përballë një kundërshtari si Katari bëri që shpesh lojtarët të neglizhojnë në prapavijë si në minutën e 28-të ku rrezikuan jo pak. Me një vitrinë të shkëlqyer si është Evropiani askush nuk dëshiron të mungojë aq më tepër si pasojë e një dëmtimi në një takim miqësorë, Cikalleshi pësoi një faull të rendë në minutën e 37-të që vuri në lëvizje të gjithë stafin e Kombëtares. Shqipëria kompletojë përmbysjen pa u mbyllur pjesa e para, Lenjani përfiton nga një dalje e gabuar e portierit dhe brenda zonës me të majtën dërgon skuadrën në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Tekniku italian e nisi pjesën e dytë me tre ndërrime të menjëhershme. La në dhomat e zhveshjes, Cikalleshin, Gashin dhe Lenjanin për të hedhur në fushë Balën. Rashicën dhe Sadikun. Sulmuesi i Vaduzit që në minutën e parë është kërcënues, kthen me kokë një top në kuadrat por reflekset e portierit të Katarit i mohun kënaqësinë e golit. Kundërshtarët tanë u munduan të shqetësonin Berishën me goditje standarde por gardiani i kuqezinjve është gjithnjë aty, i vëmendshëm në çdo moment. De Biasi hedh në fushë edhe Canën, në mungesë të tij surprizë ishte shiriti i kapitenit në krahun e Hysajt. Qershinë mbi tortë kësaj miqësore ia vendosi Sadiku me një super gol në minutën e 63-të. Një goditje potente nga distance që prehet në trekëndësh. Ndërhyhet e shpeshta të lojërave të Katarit ulën ndjeshëm ritmit e lojës me futbollistët e Kombëtares që menaxhuan me qetësi pjesën e mbetur të sfidës, një rezultat pozitiv që mbi të gjitha i shërben trajnerit De Biasi për të krijuar një ide më të qartë për lojtarët që do të marrë në Kampionatin Evropian.
(er.shk/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: