TIRANE– Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës. Basha përshëndet vendimin dhe thotë se ky votim është një lajm i mire për Kosovën dhe miqtë e saj si dhe një hap i sigurte i Kosovës drejt proceseve integruese.

Statusi i plotë:
Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi.
Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon.
Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese.
Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj.
Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: