Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka vlerësuar me titullin “Mirënjohje e Qytetit” dy yjet e Luftëtarit, Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu. Krahas këtij vlerësimi, “Panorama Sport” mëson se lojtarët kanë marrë secili nga 1 milionë lekë shpërblim.

Në festën e organizuar në Pallatin e Sportit në orën 18:00, krahas presidentit Grigor Tavo, i pranishëm ishte kryebashkiakja Zamira Rami dhe deputeti Vangjel Tavo. Kreu i klubit premtoi një Luftëtar më të fortë për sezonin e ri, duke nisur nga ndeshjet në Ligën e Europës.

Mbrëmja festive do të mbyllet në një nga restorantet e qytetit, ku skuadra do të darkoj për herë të fundit së bashku pas mbylljes së sezonit. Pritet që për rreth 10 ditë lojtarët të pushojnë, e më pas të rikthehen në stërvitje për të përgatitur ndeshjet e Ligës së Europës, teksa e para luhet më 12 korrik.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/mirenjohje-e-qytetit-bashkia-gjirokaster-nderon-abazajn-dhe-bregun/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb