TIRANË – Ministria e Mbrojtjes në cilësinë e autoritetit shitës njoftoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, anullimin e procedurës së ankandit publik me objekt “Shitje avionë dhe helikopterë për përdorim joushtarak”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 22.02.2016, sipas njoftimit të ankandit të publikuar në buletinin e njoftimeve publike të datës 01.02.2016.

Procedura e ankandit publik anulohet për arsye të interesit publik, bazuar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar. Në rast të rishpalljes së procedurës së ankandit publik, do të bëhen njoftimet përkatëse në buletinin e njoftimeve publike te APP dhe në ëebsite-n e Ministrisë së Mbrojtjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: