Raportimet e fundit thonë se modeli më i ri i Apple, iPhone SE 2 do të ketë anën e pasme prej xhami dhe do të mund të ngarkohet pa fishë

Apple ka përdorur xhamin për anën e pasme tek iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X, për të mundësuar mbushjen pa tela.

Pjesa e xhamit në anën e pasme do ta bëjë iPhone SE 2 me një ekran 4-inç vizualisht më tërheqës, dhe nuk do të duket i vjetër.

Modeli SE 2 pritet të prezantohet në mars ose prill dhe do të jetë i pajisur me çipin A10, i cili përdoret edhe te modeli iPhone 7.

Aktualisht nuk ka asnjë njohuri lidhur me çmimin e mundshëm të pajisjes së ardhshme të Apple.

Modeli i parë u shfaq rreth dy vjet më parë, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e konsumatorëve që duan një telefon të mençur më të lirë dhe më të vogël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb