Një moment paniku ne ndeshjen Laçi-Flamurtari të zhvilluar në qytetin e Krujës. Në minutën e 60-të, mesfushori i kurbinasve, Regi Lushkja merr një goditje të fortë në fytyrë pas topit të gjuajtur nga Musta dhe bie në tokë pa ndjenja.

Ky moment i shtang të gjithë në fushë, teksa arbitri u kërkon stafeve mjekësore të të dyja skuadrave të vijnë me shpejtësi. Pas një minute, gjendja e lojtarit u përmirësua, por sërish nuk mundi të vazhdojë lojën, duke ia lënë vendin Kallakut./panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: