“Ilaçi” më i mirë pas ndërprerjes së ecurisë perfekte ishte rikthimi tek fitorja, këtë Laçi e bëri menjëherë, duke thyer Flamurtarin me rezultatin e pastër 3-0. Vlonjatët ishin kundërshtari ideal për ta bërë diçka të tillë, një ekip me kaq shumë probleme. Për fat të keq, shpresat e një ekipi emblemë në futbollin shqiptar, për të mbijetuar, sa vijnë e zbehën, mjafton të shohësh tabelën e klasifikimit, 5 pikë në 14 javë kampionat, e të mendosh që zona “play-out” është 14 pikë larg.

Në Kurbin, pas një pjesë të parë të përfunduar pa gola, e dyta nisi menjëherë me vendasit në sulm ku Shehu kaloi Laçin në avantazh. Për të shuar shpresat e ekipit vlonjat, për të dalë me pikë nga kjo transfertë, mendoi Nuabueze i cili u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë duke dyfishuar shifrat në minutën e 58-të. Flamurtari ishte i pafuqishëm për të reaguar duke u dorëzuar totalisht me kalimin e minutave, në të 83-tën, Teko realizoi dhe golin e tretë duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb