Bitcoin shënoi ditën e sotme një rekord të ri duke u vlerësuar me 18.154 dollar sipas CoinMarketCap.com.

Monedha u rrit me 9% pavarësisht shqetësimeve për rrezikun e investimit në këto monedha tejet të luhatshme vlera e të cilave shpeshherë ka qenë viktimë spekulimesh.

Që nga fillimi i vitit monedhat është rritur me 1,700% duke bërë që shumë institucione të besojnë se është një flluskë financiare e cila mund të shpërthejë në çdo moment.

Vetëm në Dhjetor monedha është rritur me 80%. Por përtej tregut të kriptomonedhave, shqetësimet rriten dita ditës si rezultat i parasë së shumtë që po hidhet në këtë drejtim.

Një studim nga Universiteti Anglia Ruskin, Universiteti i Dublinit dhe Kolegji Trinity në Dublin thotë se bitcoin përbën kërcënim për stabilitetin financiar të parasë tradicionale dhe tregjeve.

“Gjetjet tona arrijnë në konkluzionin se çmimi i Bitcoin është fryrë artificialisht nga investimet spekulative,” tha një prej autorëve të studimit.

Të Enjten BBC-ja shkruante se shefi i institucionit më të lartë financiar Britanik kishte paralajmëruar blerësit e monedhës se duhej të bëheshin gati për të humbur të gjitha paratë.

Ndërprerjet e shumta të shërbimit të disa prej bursave më të mëdha në botë të kësaj monedhe duke lënë qindra mijëra investitorë pa akses në fondet e tyre ka vënë në dyshim infrastrukturën e tregut.

Sakaq zyra e patentave dhe e markave të regjistruara në SHBA i dha Bankës së Amerikës një patentë për të hapur një shtëpi shkëmbimi të kriptomonedhave për klientët e saj, njofton PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: