KOSOVE- Presidenti i vendit do të zgjidhet në muajin shkurt, mirëpo ende nuk është caktuar data konkrete, deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Isa Mistafa.

Pas një takimi me përfaqësues të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor , kryeministri Mustafa, tha se në këtë takim u bisedua për problemet me të cilat përballen të rinjtë në fushën e shkollimit, punësimit dhe në fusha të tjera.

Sipas tij, këto takime si ky me këtë këshill nuk janë për të bindur që mos të dalin në protesta të organizuara nga opozita.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: