Një natë e gjatë kërkimesh ishte ajo e grupeve të kërkim-shpëtimit në zonat ku dje u goditën nga një tërmet 6.2 i shkallës rihter, ku humbën jetën 247 persona, ndërsa qindra të tjerë u plagosën dhe disa rezultojnë ende të zhdukur.

Të gjithë kaluan natën, mes të ftohtit, duke gërmuar nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar që kishin ngecur mes gërmadhave. Sipas ‘Corriere Della Sera’, gërmimet janë bërë edhe me ndihëm e një drite pishtari. Bilanci i viktimave është bërë akoma më tragjik, pasi mes tyre ka shumë fëmijë. Ndërkohë, shumë personave të evakuuar, rreth 2500, u është dashur të kalojnë natën larg banesave të tyre, të cilat tashmë kanë ngelur veç rrënoja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb