KORCE-Policia e Korçës, sektori kundër trafiqeve të paligjshme ka ndaluar një 56-vjeçar, i cili ka ndihmuar shtetas të ndryshëm në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sipas burimeve policore mësohet se, nga ana e specialistëve të sektorit kundër trafiqeve të paligjshme,në Drejtorinë e Policisë Korçë, te premten u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, Shefqet Arëza, 56 vjeç, banues në Korçë.Ndalimi i tij u bë pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim, datë 12.11.2014, e kishte dënuar me 6 muaj dhe 18 ditë burg për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: