TIRANË – Dy makina me para janë grabitur mesditën e sotme në kryeqytet. Sipas raportimeve të para mjetet me para i përkasin një banke të nivelit të dytë.
Makinat u grabitën rrugës për në Rinas. Ndërkohë policia ka ngritur post-blloqe në Tiranë për kapjen e autorëve. Shuma e grabitur është e pa përcaktuar por dyshohet se sasia e parave që është grabitur të jetë nga 100 mijë euro deri në 2 milion euro, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht.
Pesë autorët kanë thyer me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Më pas ata kanë djegur makinën e tyre pasi grabitën paratë pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit. Dyshohet të jetë i njëjti grup që kreu vjedhjen më 3 dhjetor 2015.
(e.f/BalkanWeb)