Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Fierit.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 04:15, një 44-vjeçar me inicialet R. M., banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i ishte dëmtuar fasada e lokalit.
Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse, ndërsa deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vijim të veprimeve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.
