KUKËS- Policia Kufitare ka arrestuar një shtetas kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
-Astrit Thaqi, 33 vjeç, banues në Xërxë, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të SPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, nga autoritet zvicerane.

Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 35/2013, datë 14.02.2013, e ka dënuar me 18 muaj burgim për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës”, “Përndjekja”, “Shkelje e Ligjit federal për të Huaj”, parashikuar nga nenet 122, 144 etj të Kodit Penal Zvicerian.

Gjithashtu, Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 420/2016, datë 27.12.2016, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 22 e 190 të Kodit Penal zviceran. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb