Brazili rrezikon seriozisht që në ndeshjen deçizive kundër Kosta Rikës për Botërorin që po zhvillohet në Rusi të mos ketë në dispozicion ‘yllin’ e skuadrës, Neymarin.

26-vjeçari është larguar sot duke çaluar nga qendra stërvitore e Brazilit në Soçi. Ky moment ndodhi 10 minuta pasi trajneri Tite kishte zbritur skuadrën në fushë për t’u stërvitur.

Mendohet se O’Ney po vuan goditjet që mori në ndeshjen kundër Zvicrës. Ndërkohë kujtojmë që futbollisti qëndroi për më shumë se 3 muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë dhe u kthye pak para se të niste kupa e Botës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb