“Seria A” e këtij sezoni ishte mjaft konkurruese pasi nga 4 kampionatet kryesore në Europë çështja e titullit u zgjidh vetëm në ndeshjet e fundit. Kjo për meritë të Napolit të Sarri-t që grumbulloi 91 pikë, 4 më pak se “zonja e vjetër”.

Por kur kanë kaluar pak ditë nga mbyllja e kampionatit dhe është bërë vetëm një lëvizje, sezonin e ardhshëm ka garanci se do të këtë zhbalancim të “pushteteve”, me Napolin që dje emëroi në stol Carlo Ancelotti-n.

Strategu me emër italian jep garancinë se të Napoli do të ketë afrime të bujshme, ndaj premisat janë se Juve duhet t’i bëj mirë llogaritë për kampionatin e ardhshëm.

Gjithsesi kjo nuk e ka penguar Max Allegrin, trajnerin e ‘zonjës së vjetër’ t’i urojë mirëseardhjen Ancelotti-t. Në “twitter” ai ka shkruar: Mirëseuktheve në Itali mister Ancelotti! Serie A rigjen një ‘mjeshtër’ të futbollit tonë!”

Nuk ka munguar përgjigjja e Ancelotti-t, i cili në po të njëjtin rrjet social ka shkruar: “Faleminderit Max, një nder për t’u përballur me ju”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb