HAS– Edhe pse procesi i votimit është mbyllur që prej orës 20:00, procesi i numërimit ka nisur disa orë me vonesë në rrethin e Hasit.

Bëhet me dije se prej disa minutash ka nisur procesi i numërimit të votave në KZAZ numër 10 në Has.

Ndërkohë mësohet se në Urën Vajgurore, në KZAZ numër 62 prej 45 minutash mungon energjia elektrike duke bllokuar në këtë mënyrë procesin e numërimit.

Sekretari i KZAZ Pjerin Tumani tha se është ndezur gjenerator dhe se KZAZ po ruhet me policë. Ai tha se nëse nuk rikthehet energjia nuk do nisë numërimi i votave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb