SHBA-Faqja “Humans of New York” (Njerëzit e Nju¬ Jorkut) ka postuar dëshminë e një amerikani, i cili ka treguar se suksesin e jetës ia kushton motivimit që i dha kolegu i tij shqiptar. “Kam punuar me këtë burrë për mbi 16 vjet, dhe ai më ka mësuar shumë rreth jetës. Ai erdhi në këtë vend nga Shqipëria kur ishte i ri dhe nuk fliste aspak anglisht.

Për 30 vitet e fundit të jetës së tij, ai ka punuar dy punë që fëmijët e tij të kishin arsimin më të mirë të mundshëm. Nuk ka gjë që ai nuk do ta bënte për familjen e tij. Përpara se ta takoja, nuk po e nxitja veten të bëja as gjysmën e asaj që kisha mundësi”, ishte përshkrimi i amerikanit. “Humans of New York” është një faqe e njohur në Amerikë.

Krijuesit e faqes ndalin njerëz në rrugët e Nju¬ Jorkut dhe ndajnë historitë e tyre, me qëllim që të frymëzojnë njerëzit gjithandej nëpër botë. Faqja ndiqet në Facebook nga më shumë se 12 milion njerëz.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: