TIRANE- Programi “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 ka bërë një ndalesë në Shkozë në programin e kësaj jave për të trajtuar problematikat e mëdha të strehimit dhe shëndetit.

Në zonën e Uzinës se ish-autotraktoreve nëTiranë, janë ngritur banesat sociale. Këtu rreth 400 familje, strehohen kundrejt një qiraje të ulët.

https://www.youtube.com/watch?v=VIOKcV0u-28&feature=youtu.be

“Kryesisht këtu ka vërtet familje që kanë probleme të ndryshme sociale, fëmijë me aftësi ndryshe, të rritur me probleme, të verbër, apo probleme të shëndetit mendor, Qendra Komunitare është e ndodhur këtu me psikologë dhe terapistë të cilët i ndihmojnë ata për t’u rehabilituar në jetën komunitare”, shprehet drejtoresha e qendrës znj. Eva.

Shumë prej këtyre familjeve nuk kanë paguar prej kohësh qeranë, dritat e as ujin. Nuk kanë me ҫfarë, sepse nuk kanë dot një punë të qëndrueshme.  Kanë të sigurt për të ngrënë vetëm një vakt drekë në një mencë, që ofrohet falas nga Bashkia.

E përtej mundësive që mundohet kjo qendër të ofrojë shumë prej banorëve në këto banesa vuajnë edhe nga probleme të mëdha shëndetësore.

“Qendra Komunitare Shkozë do kishte shumë dëshirë, që t’i vinin në ndihmë shumë donatorë, të cilët do të ndihmonin në rehabilitimin e ambjenteve apo ofrimin e shumë shërbimeve të cilat nuk i ofron dot Qendra Komunitare Shkozë. Ne jemi të hapur, për cdo donator, kjo të mos jetë vetëm në ditë festash por të jetë në të përditshmen e kësaj qendre, sepse këta njerëz me të vërtetë kanë shumë halle dhe nevojë të ndihmohen nga komuniteti“, përfundon drejtoresha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb