General Motors është në kërkim të aprovimit nga autoritetet Amerikane të një makine plotësisht autonome e cila nuk ka timon, pedale gazi e as frenash.

Nëse kompania merr dritën jeshile, kjo makinë do të dilte në rrugë në 2019-ën thanë ekzekutivët e General Motors.

Kjo do të ishte një prej makinave të para komerciale pa kontroll manual të timonit, frenave dhe gazit.

Presidenti i GM u tha reporterëve se kishte aplikuar të Enjten pranë autoriteteve, njofton PCW.

Kompani të tjera gjithashtu janë përpjekur të ndërtojnë dhe testojnë makina autonome. Uber Technologies, Alphabet Waymo, Ford e shumë kompani të tjera po testojnë prototipe dhe aplikacione.

Prototipët janë zhvilluar nga Cruise Automation, startupin që GM bleu për 1 miliard dollarë në 2016-ën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: