Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
4 - 1

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Nota/ Pësoi dy super gola nga Dinamo e Kievit, Strakosha cilësohet i pafajshëm

Thomas-Strakosha

Lazio barazoi 2-2 në shtëpi kundër Dinamo Kiev në sfidën e parë të 1/8-ave të Europa League. Por, portieri shqiptar Thoma Strakosha, nuk ështëfajësuar në asnjë prej dy golave të pësuar. Portali pranë klubit lacial, “Lazionews24.com” e ka vlerësuar me notën 6 portierin shqiptar, duke thurur elozhe për një super pritje të gardianit të portës së bardhekaltërve. Strakosha bëri një pritje shpëtimtare ndaj Privariç.

Screenshot_2

“Merr tre goditje në portë: pëson dy gola dhe bën një mrekulli. Paraqitja e tij në këtë ndeshje është fotografia e momentit të pafat” shkruan portali pranë klubit të Lazios.

Ndërsa, lojtari më i dobët për lacialët është cilësuar Wallace dhe Lukaku me notën 5, të dy fajtorë në golin e parë. Lojtari më i mirë i ndeshjes për Lazion u cilësua braziliani Felipe Anderson, i cili shënon një gol dhe dha një asist për golin e Immobile.
(i.ç/BalkanWeb)