Chelsea dhe Barcelona u ndanë në “paqe” në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve. Më i miri te Chelsea, por edhe në fushë në përgjithësi, është vlerësuar Willian (9.4), i cili goditi dy herë shtyllën dhe Shënoi golin për blutë e Londrës. Pas tij është rënditur Eden Hazard që dhuroi asistimin (7.3). Ndërsa, notën më të ulët te vendasit e ka marrë qendërmbrojtësi Andreas Christensen (5.8) pas gabimit në pësimin e golit.

Sergio Busquets ishte më i miri te katalanasit (7.4), i ndjekur nga Lionel Messi (7.3) dhe Andres Iniesta (7.2). Portieri i katalanasve, Marc-Andre ter Stegen është vlerësuar me notën më të ulët te skuadra e tij (5.9).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
Screenshot_2
Screenshot_1
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb