FIER- Nuk është  bejtexhi aq i famshëm dhe popullor, por një qytetar nga Fieri që i është bashkuar protestës sot.

Biznesi i vogël në Fier ka protestuar sot kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Ata kanë hedhur parulla kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama e mes tyre ka qenë edhe ky qytetar që ka recituar një bejte.

Gazetari Ervis Kuci ka siguruar videon për “BalkanWeb”, ku fieraku këndon aq bukur dhe duket se i drejtohet popullit. Pak e paqartë mbetet nëse ai thumbon qeverinë apo opozitën, vlerësojeni vetë.

“O moj Haxho nga Lyzati
Ç’të pa by**
Ç’të pa trapi
Qenke ters nga tabiati
Jo atje po këtu…
Moj shtëpia me shumë pleq
Kush e prish, e kush ha e kush ndreq

Përfaqësues të bizneseve të vogla në Fier kanë zhvilluar një protestë para prefekturës së Fierit, pasi kundërshtojnë skemën e vendosjes së TVSH për biznesin e vogël. Me pankarta në duar ata kanë thënë se futja e TVSH për bizneset me mbi 20 milionë leke xhiro do të thotë mjerim dhe falimentim.

(m.k/BalkanWeb)