Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se do të mbajë takim urgjent ditën e sotme, për të diskutuar çështjen e testit bërthamor të Koresë së Veriut. Ky takim emergjent mbahet këtë të hënë (sot) pas kërkesës së SHBA-ve, Japonisë, Britanisë, Francës dhe Koresë së Jugut. Koreja e Veriut kreu testin e tij të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor të dielën, të cilin tha se ishte një bombë e avancuar me hidrogjen për një raketë me rreze të gjatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb