Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Opera në Jeans”, muzikë kontemporane, latine, jazz e rock në sheshin “Skënderbej”

a-TOB-koncert-sheshi-skenderbej-1-290x200

TIRANE- Një repertor fantastik me muzikë kontemporane, latine, jazz e rock u prezantua mbrëmjen e djeshme në një atmosferë të mrekullueshme në sheshin “Skënderbej”, nga orkestra dhe artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

TKOB si kurrë më parë, erdhi me një koncert fantastik më pranë publikut artdashës të kryeqytetit. Orkestra e TKOB u ngjit në skenën e ndërtuar ne sheshin “Skënderbej” për t’i dhuruar publikut një mbrëmje të paharruar.

“Opera në Jeans” solli në skenën e ngritur në sheshin “Skënderbej” artistët Albana Leka dhe Niko Kondakçi, që performuan me violinat e tyre, duke krijuar në shesh një atmosferë elektrizuese.

“Opera në Jeans” solli në sheshin “Skënderbej” edhe Vikena Kamenicën, që performoi një repertor të larmishëm me muzikë latine, jazz e rock.

Koncerti u organizua nga TKOB në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe erdhi nën dirigjimin e Ricardo Casero.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.