Në programin “Gëzuar me ju”, me moderatore Ola Brukon dhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, ishte i ftuar këngëtari i njohur i muzikës popullore Vaskë Curri së bashku me vëllanë e tij Dhimitraq Curri, të cilët me muzikën e tyre dhuruan momente shumë të bukura televizive.

Klarinetisti i njohur Aleks Xhelili dhe këngëtarët Devis Xherahu, Arvi Mene dhe Ergi Agolli ishin pranë tyre për të folur për muzikën, bashkëpunimet dhe miqësinë që ata kanë me Vaskë Currin dhe vëllanë e tij.
Gjatë bisedës, Vaskë Curri foli për rrugëtimin e tij, artistik por edhe për librin që ka realizuar me 500 këngë, të cilat i ka mbledhur përgjatë 12 viteve.

Në studio ishte edhe biznesmeni Erald Menalla, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me motrën e tij Bruna Menalla, politologe.

Ata folën për angazhimet e tyre profesionale, ndërkohë si artdashës shijuan muzikën e mirë që është pjesë e pandarë e programit “Gëzuar me ju”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: