1- Molla shkrin dhjamin. Është e mbushur me një fiber të quajtur pektinë që ju jep ndjesinë e ngopjes dhe ju mban në kontroll oreksin. Pektina gjithashtu mundëson frenimin e grumbullimit të dhjamit nga qelizat e trupit. Prandaj ngrënia e një molle para buke nuk ju lë të shëndosheni.

Një mollë në një prej ato vakteve, sidomos në mëngjes do t’ju ndihmojë shumë nëse doni të dobësoheni. Mollët kanë pak kalori dhe ju largojnë oreksin e tepërt. Kur ndiheni të uritur në vend që të rrëmbeni një karamele apo patatina, më mirë konsumoni një mollë.

Ndërkohë mollët nuk janë fantastike vetëm për personat që mbajnë dietë, por për të gjithë. Ndoshta pjesa më e madhe nuk i pëlqen mollët, por nëse doni një shëndet të mirë duhet të konsumoni një mollë në ditë. Për diabetikët sidomos mollët jeshile janë shumë të përshtatshme.

Shumë janë munduar deri tani personat që duan të mbajnë trupin në formë, për të patur një fizik pa celulit.

Mjekët-studiues thotë tani se nuk është nevoja as të mbahen dieta drastike, as të bëhet sport pambarim në palestër, e as të bëhen operacione plastike për heqje dhjami. Mund të nisni ta zgjidhni problemin duke përdorur sa më shumë mollë jeshile në dietën tuaj.

Sigurisht, këshillohet që bashkë me to të përdoret edhe një dietë ushqimore e moderuar, jo pa kontroll. Por, molla është baza.

2- Avokado

Avokadot janë fruta të pasura me yndyrë të shëndetshme dhe ujë. Këto yndyrna të mira përshpejtojnë metabolizmin dhe shtojnë prodhimin e testosteronit, një hormone që ndihmon në humbjen e peshës。

Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqendrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.

3- Shalqiri

Shalqiri ju ndihmon kundër kapsllëkut, çrregullimeve të lëkurës dhe humbjes së peshës. Ky frut përmban shumë ujë dhe ju jep ndjesinë e ngopjes, në një kohë që ka pak kalori. Konsumi i lëngut të shalqirit një herë në ditë ul grumbullimin e dhjamit, rrit përthithjen e yndyrës së mirë dhe zhduk dhimbjen e muskujve.

Ka pak kalori, është hidratues dhe i pasur me vitamina – Një copë shalqi ka vetëm 46 kalori, por përmban rreth 20 për qind të nevojave të organizmit për vitamina A dhe C dhe 5 për qind të nevojave për kalium.

4- Dardhat përmbajnë fibra që frenojnë kapsllëkun dhe kontrollojnë oreksin. Nëse do të keni një sistem tretës që funksionon mirë, mbetjet në trupin tuaj do të pastrohen plotësisht dhe do të keni një tretje të mire të ushqimeve, duke ndihmuar në mosgrumbullimin e dhjamit në zonën e barkut.

5- Pjeshkët

Funksioni i pjeshkave është të pastrojë zorrët. Ato përmbajnë fenolik, një përbërës që parandalon grumbullimin e dhjamit në zonën rreth barkut.

6- Luleshtrydhet

Luleshtrydhet nxisin prodhimin e hormoneve leptinë dhe adiponectinë. Këto dy hormone funksionojnë duke shtuar metabolizmin dhe djegur dhjamin me efikasitet, duke u bërë një frut i mrekullueshëm në programin tuaj të dobësimit.

Kujdes: Kërkoni luleshtrydhe të stinës, të vendit dhe të rritura pa kimikate. Kjo vërehet nga madhësia e tyre dhe ngjyra!

7- Limoni

Limoni përmban vitaminë C dhe acid citrik. Ato janë gjithashtu të pasura në fibra që ndihmon në reduktimin kapsllëkut, mostretjes dhe obezitetit.

Limoni përmban vitamina C, një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.

Sipas kërkimeve të fundit, limoni mund të parandalojë kancerin. Konsumoni 2 gota me ujë të ngrohtë e limon çdo ditë.

8- Kajsitë

Kajsitë janë një zgjedhje super për të gjithë ata që duan të rrëzojnë kilet, pasi këto fruta të vogla kanë shumë fibra dhe përthithin ujin dhe kontribuojnë në mbushjen e stomakut.

Kajsitë gjithashtu ndihmojnë në lëvizjen më të shpejtë të ushqimit përmes traktit digjestiv, duke ndihmuar në mbajtjen e një sistemi të shëndetshëm. Ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme beta carotene që është një antioksidant tepër i fuqishëm për organizmin.

9- Shega

Shega është e mbushur me antioksidantë që ndihmojnë në nxjerrjen e toksinave nga trupi. Shega redukton gjithashtu nivelin e kolesterolit të keq. Disa studime thonë se shega ul oreksin duke na bërë që të konsumojmë më pak ushqim.

10- Pjepri

Pjepri është i pasur në vitaminë A, C dhe B. Vitamina A është thelbësore për shëndetin e syve, ndërkohë që vitaminë C ndihmon në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira duke stimuluar qelizat e bardha të gjakut të luftojnë më shpejt infeksionin.

Ky frut përmban gjithashtu fibra.

11- Manaferrat

Manaferrat përmbajnë fibrae dhe vitaminë C. Sa më shumë fibra të ketë një ushqim aq më efikase do jetë puna e zorrëve dhe trupi do të përdorë më shumë energji për të tretur ushqimin. Manaferra janë gjithashtu një shprishë (snack) e shkëlqyer, prandaj hiqni dorë nga ëmbëlsirat e vogla, kekë etj.

12- Boronica

Boronica është një superushqim që lufton dhjamin. Janë të pasura në fitonutrientë, të ëmbla dhe me pak kalori. Konsumi i tyre jo vetëm që ndihmon në uljen e peshës por largon dhe radikalet e lira nga që shkaktojnë kancer. Kërkimet nga Universiteti i Teksasit kanë treguar se boronica lufton qelizat dhjamore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb