Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski është paditur penalisht për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale: “Moskryerje e vendimit gjyqësor” të paraparë me Kodin Penal të Maqedonisë. Lajmin e bën të ditur portali Kurir, i njohur si një nga mbështetësit më të mëdhenj të pushtetit të VMRO-DPMNE-së të Gruevskit. Punët bëhen më të qarta kur të dihet se ministri Spasovski është përfaqësues i opozitës në Qeveri në bazë të marrëveshjes politike, të njohur si e Përzhinës.

Sipas Kuririt, Spasovski akuzohet për “emërime dhe shkarkime të paligjshme, të bëra në linjë partiake” në Ministrinë që mori ta drejtojë, e që është e njohur si bastioni i VMRO-së, që, mes tjerash, organizoi mashtrime të shumta zgjedhore.

“Oliver Spasovski nuk veproi sipas vendimeve të plotfuqishme për masën e përkohshme të sjella nga Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë. Dënimi maksimal që mund t`i ngarkohet Oliver Spasovskit për veprën e kryer është 10 vite burg”, shkruan Kurir.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: