TIRANE- TIRANE- Fakte të tjera tronditëse do të publikohen për ministra të tjerë të Ramës. Këtë e ka paralajmëruar pasditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, pas publikimit në profilin e tij në “Facebook” të dosjes së plotë të hetimit të autoriteteve italiane për bandën e Habilajve, Basha akuzon drejtpërsëdrejti Ramën.

“Rama i ka dalë në krah Sajmir Tahirit për çdo akuzë, ndaj sot, nuk ka njeri që të mendojë që Tahiri ka bërë në kokë të vetë. Sot Edi Rama e shiti Sajmir Tahirin vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij. Sepse, Tahiri ka qënë as me pak as më shumë se ndërmjetësi i Edi Ramës me Habilajt, Shullazin dhe banda të tjera mafioze në vend.
E vërteta është se Tahiri nuk është as më shumë as më pak se një nga peshqit e mëdhenj, anëtarët e sukseshëm të organizatës kriminalo-politike. Fakte tronditëse do të dalin në ditët dhe javët në vazhdim për të tjerë ministra të Edi Ramës. Gjithçka është bërë me dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës, që është përfituesi kryesor i parave të drogës së Habilajve. Vetë kriminelët pohojnë në përgjimet e antimafias se për të fituar zgjedhjet janë përdorur miliona euro.
Para shqiptarëve, sot, janë provat që tregojnë skemën sesi Edi Rama ka blerë zgjedhjet. Këto janë faktet tronditëse para shqiptarëve dhe mbarë botës. Këto janë provat që tregojnë edhe skemën se si Edi Rama ka blerë votën dhe ka dhunuar zgjedhjet. Për çdo shqiptar është e qartë se me Edi Ramën në qeveri dhe jo para drejtësisë, qeveria shqiptare do të vazhdojë të jetë karteli kryesor i krimit dhe drogës në Shqipëri”, tha Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb