TIRANE- I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se mbështeti Lulzim Bashën të hyjë në zgjedhje, pasi në të kundërt vendi mund të shkonte në konflikt civil.

Sali Berisha paralajmëroi se nëse kapet sistemi i drejtësisë nga kryeministri, atëherë vendi do të shkojë drejt dhunës dhe destabilizimit.

“Unë e mbështeta Bashën që të hyjë në zgjedhje se të mos hysh në zgjedhje do të thotë të çosh vendin në një konflikt civil që unë nuk jam dakord. Nëse vdes drejtësia dhe merret në dorë nga një njeri që bën gjykatësin, prokurorin dhe kryeministren këtu nuk ka zgjidhje tjetër përveç destabizlimit të vendit. Nëse vdes drejtësia nuk mbetet gjë tjetër veç dhunës”- tha Berisha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: