Sipas kreu të LIBRA-s, Ben Blushi, situata politike në të cilën vendi ndodhet aktualisht është shumë e komplikuar. Sipas tij, Shqipëria  po shkon në rënie të lirë dhe në krizë.

Në një status në Facebook, ish-deputeti i Partisë Socialiste shkruan se askush nuk po negocionon dhe se po mungon dëshira e gjetjes së një zgjidhjeje. Gjithashtu Blushi paralajmëron se nga kjo javë “Shqipëria mund të kthehet në një Republikë pa institucione, mund të mos kemi qeveri, vetting apo edhe zgjedhje”.

Statusi i Blushit

“Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë”

blushi

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb