Ndeshja emblemë e këtyre viteve në Superligë mes Partizanit dhe Skënderbeut ka përfunduar në favor të kuqve me rezultatin 1-0. Të besuarit e Starovës iu falën golit të Idriz Bathës në të 39-ën minutë për të siguruar tre pikësh me mjaft vlerë për titullin kampion.

Një ndeshje ku mbizotëruan dyluftimet dhe shpeshherë ndërhyrjet e ashpëra. Në total u dhanë 7 kartona të verdhë, 3 për Partizanin dhe 4 për Skënderbeun. Në pjesën e dytë pati një tërheqje të demave që luajtën për të mbrojtur rezultatin, me kapitenin dhe portierin Alban Hoxha që ishte më se deçiziv. Shumë gabime edhe nga sulmuesit korçar.

Kjo ishte edhe sfida që mbylli javën e 27-të dhe fazën e tretë të Superligës, me Partizanin dhe Kukësin që ndajnë vendin e parë me 55-së pikë, 5 më shumë se Skënderbeu i vendit të tretë.

Duket se kampionët në fuqi nuk po gjejnë ritmin e duhur edhe me Ilir Dajën në krye të pankinës, pasi titulli i 7-të radhazi duket larg me këtë humbje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb