Partizani vijon duke dhuruar paraqitje të dobëta duke mos arritur të gjejë golin e për pasojë fitoren në javën e 4-rt të Supërligës kundër Lushnjës. Në takimin e luajtur në “Selman Starmasi” të kuqtë kanë ndarë pikët me miqtë pasi 90-të minutat kanë përfunduar me rezultatin 0-0.

15 herë kampionët e vendit pavarësisht se në minutat e fundit goditën dy herë shtyllën, bënë shumë pak për të fituar takimin. Në një sfidë si kjo e sotmja ky fitorja ishte detyrim, Partizano konformon krizën që e ka mbërthyer duke regjistruar 0 gola pas 4 javësh kampionat.

Ky barazimin mund të rrezikojë edhe pankinën e trajnerit italian Mark luliano pasi të kuqtë renditen të fundit me 2 pikë, po aq sa Lushnja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: