Pas gardheve në kufijtë e saj, Hungaria merr një tjetër masë kundër emigrantëve.

Kësaj here Parlamenti i Hungarisë miratoi një ligji të ri, i cili i e konsideron krim ndihmën që avokatët dhe aktivistët u japin azilkërkuesve.

Çdokush që “lehtëson emigracionin e paligjshëm” do të përballet me një vit burgim.

Qeveria e Viktor Orbanit e emëroi masën “Stop Ligjit Soros”, sipas filantropistit miliarder, George Soros, të cilin e akuzon për mbështetje të emigrantëve myslimanë.

Hungaria thotë se migrantët i kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Ajo ka ngritur gardhe me tela në kufijtë e saj për të parandaluar hyrjen e tyre.

Në vitin 2015, 177,000 njerëz kanë kërkuar azil në Hungari, por vetëm disa qindra janë pranuar.

Vitin e kaluar, numri i kërkesave për azil në këtë vend ka rënë në rreth 3,200.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb