TIRANE- Ju kujtohet Vladimir Kosta? Deputeti socialist që pak kohë më parë u largua nga PS? Me sa duket dje në Kuvend ky i fundit “i ka ngrënë” të gjitha fjalët që tha për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, pasi janë parë të përqafuar në Kuvend, teksa pritej miratimi i reformës në drejtësi.

Në letrën e largimit Kosta akuzonte Ahmetajn si njeri që fliste keq për të tek kryeministri Rama, por me sa duket kjo foto tregon të kundërtën.

“Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale, nga që isha në sherr me beniaminin tënd Ahmetaj !sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai ” pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty”,- shkruante Kosota në letrën për Ramën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb