Nga: ZONJA VJOLLCA
2 patëllxhanë të mëdhenj
200 gr djathë
2 lgj miell për pudrosje
2 kokrra vezë
3-4 lgj peksimadhe
Vaj Gold për skuqje

Lajmë, thajmë patëllxhanët dhe i presim ato në feta për së gjati me trashësi 3mm. Vendosim një tigan me vaj për skuqje Gold dhe skuqim shumë lehtë fetat e patëllxhanit sa ato të zbuten pak.

Presim djathin në feta drejtkëndëshe me trashësi 1 cm dhe me gjatësi sa gjerësia e fetave të patëllxhanit. Vendosim një copë djathë në fillim të çdo fete patëllxhani, e bëjmë atë role dhe i spërkasim me pak fare kripë.

Në tre pjata vendosim miell, vezë dhe peksimadhe. Kalojmë roletë në miell duke i pudrosur mirë, i kalojmë në vezë dhe më pas në peksimadhe dhe i skuqim sa të zverdhen pak nga të gjitha anet. I servirim më pas patëllxhanët me djathë me rukola dhe domate ose me një sallatë tjetër sipas preferencave tuaja.
(er.cu/vila24/BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb