DELVINE- Dega e Partisë Demokratike në Delvinë ka reaguar sot ndaj ish-deputetit Koço Kokëdhima. Në një deklaratë për mediat, nga PD Delvinë thuhet se Kokëdhima nëpërmjet medias së tij, ka tentuar të fshehë lidhjet e tij me Klemend Balilin.

Në këtë njoftim thuhet se, “Kokëdhima i ka marrë para Balilajt për ta emëruar në krye të transportit rajonal, dhe tani nxjerr gënjeshtra të qëllimshme në gazetën e tij”.

Reagim i degës së Partisë Demokratike, Delvinë
Oligarku Koço Kokëdhima, i kapur në shkelje të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, ka fabrikuar sot në gazetën e tij një mashtrim ordiner, në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij të afërta e të drejtpërdrejta me Klement Balilajn, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Eshtë pikërisht Kokëdhima, për të cilin të gjithë në Sarandë e në Delvinë e dinë që i ka marrë para Balilajt për ta emëruar në krye të transportit rajonal, që nxjerr gënjeshtra të qëllimshme në gazetën e tij.

Dega e Partisë Demokratike Delvinë deklaron se qytetari Hamza Hamza, që përdoret si dëshmitar i rremë nga Kokëdhima, jo vetëm nuk është pjesë e strukturave të PD Delvinë, por ishte në ballë të fushatës së mazhorancës së sotme në vitin 2013 e 2015. Dega e Delvinës në fshatin Stjar, përfaqësohet me kryetarin Murat Skura.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: