TIRANE – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla, se ka marre edhe miratimin e Partise Demokratike për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit.

Ai e ka konsideruar një gënjeshtër fund e krye deklaratën e Ballës.

“Partia Demokratike nuk ka bashkepunuar, negociuar apo rene dakord per kete ceshtje me Partine Socialiste dhe nuk do ta beje kete gje as ne te ardhmen sepse ne nuk mund te pranojme te shkelim Kushtetuten e vendit,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Po lexoj ne lajme qe Taulant Balla paska thene qe per ndryshimin e Rregullores se Kuvendit ku kerkohet qe per arrestimin e deputeteve Prokuroria te paraqese edhe provat qe disponon, paska marre edhe miratimin e Partise Demokratike.

Kjo eshte genjeshter fund e krye.

Partia Demokratike nuk ka bashkepunuar, negociuar apo rene dakord per kete ceshtje me Partine Socialiste dhe nuk do ta beje kete gje as ne te ardhmen sepse ne nuk mund te pranojme te shkelim Kushtetuten e vendit.

Ky ndryshim eshte ide e Edi Rames qe synon te mbroje vehten, hajdutet e tij ne qeveri dhe kriminelet qe mban pas nga drejtesia dhe zemerimi qytetar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: