Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arrestimin dhe ekstradimin e Donald Hoxhës nga Britania, pas vrasjes së një ish efektivi në vitin 2009.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se po punohet çdo ditë me Interpol për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me INTERPOL 🌎 për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe Interpol Manchester për dhënien fund arratisë së një personi mbi të cilin rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”, ngjarje kriminale e ndodhur 15 vite më parë në Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: