NGA ERJOLA JATA*
TIRANE-Një ditë pas bashkëbisedimit disi të tensionuar me kryeministrin Rama për reformën në Ekonomi, përfaqësuesi i FMN në Shqipëri Jens Reinke sqaron për News24 pozicionin e tij në atë situatë. Ndërkaq zyrtari i lartë i FMN përsëriti së administrata tatimore ka nevojë për përmirësime, veçanërisht në ndërveprimin me sektorin privat. Reinke sheh me rëndësi të madhe miratimin e reformës në drejtësi, e cila sipas tij, do t’iu jepte zgjidhje disa problemeve.

Z.Jens Reinker një ditë më parë ju ishit në një takim publik me kryeministrin dhe sipërmarrësit në vendin tonë. Një nga çështjet që ju diskutuat ishte funksionimi i administratës tatimore dhe pas fjalës tuaj kryeministri më pas në fjalën e tij më lejoni ta citoj, u shpreh: Është hera e parë që administrata tatimore fillon të punojë pas 20 e kusur vitesh me platformën në bazë të riskut. Jo mos e tund kokën, duhet ta thuash edhe këtë Jensen, është shumë e rëndësishme. Si e komentoni ju këtë, ishte një shenjë mosaprovimi i asaj që tha kryeministri?
Nuk është se jam i vetëdijshëm se kur e tunda kokën, por me lejoni t’ju them se çfare thashë dje. Unë fillova fjalën time duke vlerësuar zhvillimet makroekonomike pozitive dhe sidomos performancën pozitive ne kuadër të programit të FMN-se. Por nga ana tjetër vura re se gjithashtu se ka një mosperputhje të perceptimit te ndjeshmërisë që ka biznesi ndaj klimës se biznesit dhe zhvillim pozitive ne situatën e rritjes ekonomike. Një nga ato fusha ku ka vend për përmirësime është pikërisht edhe administrata tatimore nuk jam duke folur këtu për grumbullimin e te ardhurave, por për ndërveprime dhe bashkëpunimin qe ka me sektorin privat. Në përgjigjen e tij kryeministri vuri në dukje modulin e riskut qe është zhvilluar ne drejtorinë e Tatimeve për te cilët unë jam shumë ne dijeni pasi kjo është bere ne bashkëpunim me ekspertet e FMN-se dhe ne e nxisim dhe inkurajojmë qeverinë qe ta çoj këtë reforme ne përfundim. Sigurisht qe moduli i ri i riskut është një pjese e një reforme akoma me te gjere ne administratën tatimore dhe ne e nxisim qeverinë te cilën ekspertet tanë janë shumë te përfshirë dhe ne e nxisim administratën tatimore qe te vazhdoj punën qe te çoj përpara reformën.
Pra tundja e kokës ishte një aprovim nga anan juaj për ato që tha kryeministri?
Nuk me kujtohet tamam se kur e kam tundur kokën, por zakonisht kur tundet koka është shenje aprovimi.
Dy ditë më parë zv.ambasadori amerikan teksa foli për reformën në drejtësi dhe rolin e të bërit biznes u shpreh se mungesa e zbatimit të ligjit dhe ndonjëherë dhe vendimet e gjyqësorit kanë larguar investitorët e huaja? Sa e vërtet është kjo dhe a keni ju një rast konkret?
Me lejoni te them që reforma në drejtësi është me të vërtet shumë e rëndësishme dhe rëndësia e saj nuk është se mund të mbivlerësohet sepse kjo ka rëndësi për drejtimin që do të marri vendi në të ardhmen do të hapi rrugën për integrimin europian dhe do të jetë një sinjal i fuqishëm pozitiv për investitorët qoftë aktual dhe qoftë potencial që mund të mendojnë për të investuar në Shqipëri.
Cili është rezultati i fazës së dytë të luftës ndaj informalitetit sipas jush?
Fushata kundër informalitetit sapo ka filluar dhe në vend që të shikohet si një fushatë me një kohë të limituar duhet parë më shumë si një ndryshim në mënyrën e të sjelljes përsa i përket zbatimit të legjislacionit tatimorë dhe ne shpresojmë që në këtë aspekt do të vazhdoj kështu dhe në të ardhmen.
Përveç administratës tatimore dhe sistemit ligjor çfarë duhet bërë tjetër nga qeveria që të përmirësohet klima e biznesit dhe që të tërheqim sa më shumë investitorë të huaj?
Ka shumë hapa të vegjël që mund të ndërmerren dhe ndoshta shumë prej tyre bien nën këtë ombrellën e gjerë të shtetit ligjorë dhe të reformës në sistemin e drejtësisë si përshembull funksionimi i gjyqësorit, procedurat e gjyqësorit, zgjidhja e problemit që mund të kenë me zbatueshmërinë e kontratave nëpërmjet gjyqësorit, titujt e pronësisë, konkurrenca pra të gjitha këto që bien nën ombrellën e shtetit ligjorë. Gjithashtu një tjetër koment që unë pata dje është se rregullat dhe ligjet që kanë për objekt kompanitë dhe sektorin privat ndryshojnë në mënyrë frekuente shumë shpesh dhe ndonjëherë ndryshimet nuk i komunikohen qartë dhe në kohë sektorit privat dhe në të ardhmen do të ishte më mirë që të kishte një kuadër rregullator më stabël dhe që komunikimi me sektorin privat të ishte më eficent.
Qeveria kërkoi të jepte me koncension administrimin e TVSH-së me pretendimin se kompania fituese do të rriste nivelin e të ardhurave duke vendosur edhe kufirin mbi 11 %, një gjë të tillë qeveria pretendon te se nuk e realizonte dot vetë ndërkohë që të dhënat fiskale për pjesën e parë të vitit tregojnë se të ardhurat nga TVSH kanë shkuar mbi 22 %. Ju mendoni se është menduar mirë që nuk është dhënë dhe apo keni sinjale që sistemi do të jepet me PPP?
Kjo është një temë disi e vjetër në kohën kur ky debat ishte korrent unë kam thënën që nuk është se ishte një ide shumë e mirë dhe nuk ishte një prioritet për axhendën e reformave të administrimit tatimorë dhe nuk ofronte vlerën më të mirë për paratë në atë formë që projekti ishte propozuar por që nga ajo kohë debati ka kaluar dhe në dijeninë time nuk është se është duke u konsideruar më kjo gjë dhe sigurisht ne diskutojmë tema aktuale me administratën tatimorë për axhendën e reformave prioritare që ato kanë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: