MAQEDONI-Disa media maqedonase publikuan marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve të VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH-së.

Takimi i liderëve të katër partive kryesore me eurokomisionerin për zgjerimin, Johannes Hahn në Shkup përfundoi dje me një marrëveshje, për të cilën eurokomisioneri nuk ka dha detaje, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA.

Por disa portale kanë publikuar një marrëveshje, për të cilën theksohet se është arritur në takimin e liderëve të VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH-së.

Më poshtë vijojnë tetë pikat e kësaj marrëveshje që janë pranuar nga katër partitë kryesore:

1 . Kthimi i LSDM në Parlament

2. Komisioni parlamentar anketues për hetimin e përgjimeve i udhëhequr nga LSDM

3. Ndërprehet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015

4. Definimi i formatit të Qeverisë së Gjerë

5. Më shumë kompetenca për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve

6. Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016

7.  Integrimi euro-atlantik si prioritet

8. Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

 

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: