SERBI- Derbi i Serbisë mes Partizan Beograd dhe Cervena Zvezda është shoqëruar me tensione dhe përleshje mes tifozërive. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama dhe Presidenti Gaz Demi kanë qenë të ftuar nga presidenti i Partizanit të Beogradit për të parë nga afër këtë takim.

Si pasojë e dhunës dhe objekteve të hedhura në fushë, ndeshja u ndërpre dhe vazhdoi pas disa minutash, ndërsa në fund përfundoi me barazimin 1-1.
derbi-41-470x353
Fillimisht u tha se konfliktet dhe sherri nisi nga disa tifozë të Zvezdës, të cilët ndodheshin në sektorin e atyre të Partizanit. Policia serbe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa shumë tifozë janë dërguar në spital për shkak të plagëve të marra.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: