Ndonëse prej disa ditësh Shkodra vuan nga përmbytjet, i pari i qeverisë Edi Rama nuk ka shkuar të shohë situatën në terren. Opozita, PD dhe LSI-ja ia kanë kujtuar shpesh këtë fakt, ashtu siç i kujtojnë çdo ditë që duhet të shpallet gjendja e emergjencës.
Ndoka
Deri më tani për t’ju ardhur në ndihmë me evakuuime por edhe ushqime banorëve që jetojnë në zonat e përmbytura janë angazhuar FA-të. Pranë tyre kanë shkuar edhe ministra të qeverisë, por jo kryeministri.

Pikërisht me këtë fakt është kapur sot kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Përmes një fotomontazhi, Ndoka na tregon veprimet e Edi Ramës kur ishte në opozitë (shfaqet hipur në një varkë teksa viziton zonat e përmbytura) dhe se si vepron ai tani (shfaqet i ulur dhe i relaksuar me këmbë sipër tavolinës).

Ndonëse ne nuk mund të konfirmojmë dyshimet e opozitarit Ndoka, të gjithë e dimë që i pari i qeverisë është mjaftuar vetëm me disa foto në Facebookun e tij, që tregonte momente nga ndërhyrja e FA-ve për të shpërndarë ndihma apo evakuar banorë të Shkodrës së përmbytur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: