Yanni Carrasco ka luajtur ndeshjen e tretë në Kinë me Dalian Yifang dhe ka pësuar humbjen e tretë. Futbollisti belg është kritikuar shumë për rendimentin e ulët duke parë investimin e rëndësishëm të bërë nga klubi, që ka paguar 27 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Por sot ai ka qenë protagonist i një gjesti heroik që do të mbetet në histori.

Dalian Yifang ka humbur në shtëpi kundër Pekin Guoan, por Carrasco i ka shpëtuar jetën shokut të tij të skuadrës Nico Gaitan pasi ky i fundit ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës pas përplasjes me një lojtar të ekipit kundërshtar.

Ish-lojtari i Atletico Madrid e ka kuptuar menjëherë seriozitetin e situatës dhe ka shkuar në ndihmë të Gaitan duke bërë një frymëmarrje gojë më gojë. Një gjest vendimtar që ka shmangur tragjedinë,shkruan telesport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb