KOLONJË-Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak kreu i bashkisë Kolonjë Arben Malo. Sipas policisë 46-vjecari ka ndërruar jete në banesën e tij ndërsa është transportuar në murgun e qytetit, ku pritet t’i nënshtrohet dhe një hetimi.

Arben Malo ishte përfaqësues i Aleancës së Shqipërisë Evropiane për kryetarin e Bashkisë së Kolonjës.

Arben Malo lindi më 26.09.1969, në Kolonjë.
Në vitin 1993 është diplomuar pranë Fakultetit të Gjeologji-Miniera, Universiteti I Tiranës
Ndër funksionet publike të ushtruara prej z. Malo, është ai i Kryetarit të Partisë Socialiste, Dega Kolonjë përgjatë viteve 1998-2005. Prej viti 2013 e ne vazhdim ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Korcë.
Përgjatë viteve 2000-2007 ka qenë Kryetar I Këshillit Bashkiak Ersekë; ndërsa në vitet 2000-2011 ka ushtruar detyrën e anëtarit dhe kryetarit të grupit socialist të Këshillit të Qarkut Korçë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: