SHKODER- Një 66-vjecar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M.M nga fshati Bzhete e Malësisë së Madhe është dërguar me urgjencë nga familjarët në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga hetimet rezulton se viktima ka pirë fostoksinë.

Informacioni paraprak
Më datë 31.10.2017, ora 12.10, në Spitalin Rajonal Shkoder është sjellur nga familjarët, shtetasi M. M, 66 vjeç nga fshati Bzhetë, Malësi e Madhe pa shenja jete.
Sipas verifikimeve të para rezulton se personi ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë)

Po kryhen veprime me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: