TIRANE- Deputeti i PD ka reaguar pas prezantimit të kryeministrit Edi Rama të platformës për bashkëqeverisjes me qytetarët, ku ka kërkuar sugjerime dhe ankesa lidhur me qeverisjen.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i PD, Edi Paloka thotë se sipas Ramës, Shqipëria tashmë nuk ka nevojë për opozitë. Ai shprehet se nëse nuk e përmbysin, Enver Hoxha do duket si yll demokracie.

Statusi i Edi Palokës:
Nga sot nuk ka nevoje me për opozite, madje nuk ka nevoje fare qe shqiptaret te votojnë. Nga sot, siç e shpalli lideri global, do te bashkëqeverisim te gjithë. Vetëm lideri do jete atje LART për te kontrolluar qe gjithçka te shkoj mire. Po nuk e përmbysëm, Enveri do na duket si yll demokracie…

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: