Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se djegia e Rregullores së Kuvendit, ishte një akt simbolik, pasi në të vërtetë mazhoranca qeverisëse i ka “vënë zjarrin” Kushtetutës dhe Rregullores.
Ai shtoi se opozita tashmë nuk e ka mekanizmin e vetëm kontrollues ndaj mazhorancës, që ishin komisionet.

“I kanë djegur me kohë Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Ai i imi ishte akt simbolik. OPoiztës i janë hequr të drejtat për të kontrolluar qeverinë. Komisionet janë mënyra konrete që opozita ka në dorë për të kontrolluar mazhorancën”, tha ai.

Paloka foli edhe në lidhje me komisionet hetimore.

“Është lënë në dorë të mazhorancës të vendosë për ngritjen e komisioneve hetimore, që më parë e kishte pakica. Rama e ka thënë me arrogancë se nuk do të lejojë krijimin e tyre.
Komisionet janë eliminuar.

Vendimet e Kushtetueses kanë shkuar në favor të qeverisë.
Një tjetër e vërtetë që e deklaroi kryetarja e Kushtetueses është se edhe vendimet që nuk i kanë konvenuar nuk i ka zbatuar, siç është vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës”, tha ai.

I pyetur nga moderatorja Ola Bruko në lidhje me faktin nëse ndjehen apo jo përgjegjës për faktin se kalimi i ligjeve të rëndësishme në Kuvend po bëhet në mënyrë kaotike, Paloka tha se opozita kurrë nuk është dëgjuar në Parlament, edhe nëse nuk do të ishte një situatë e tillë e tensionuar.

“Do ndjehesha fajtor nëse do na shkelnin me këmbë dhe nuk do të reagonim. Sa për ligjet, ka ndodhur ndonjëherë që të dëgjohet edhe një herë të vetmet edhe një vërejtje më banale e opozitës në Parlament. Kemi diskutuar 2 ditë e 2 netë për buxhetin dhe asnjë amendament nuk u mor parasysh”, tha ai.

Paloka shtoi se edhe sa i përket reformës Zgjedhore, propozimet të cilat do t’i nteresojnë kryeministrit Edi Rama do të prezantohen nga kreu i PD Lulzim Basha dhe do të shiten si propozime të pranuara nga opozita.

“Reforma zgjedhore, propozimet që i leverdisin Ramës do propozohen nga Basha dhe do të quhen si propozime të cilat i janë pranuar nga opozita. Basha nuk është opozitë. Edhe orarin se kur hynë në Kuvend dje ua caktoi Taulant Balla”, deklaroi Paloka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: