Raportimi i fundit i lajmeve direkt nga Rusia nuk ka shkuar mirë për gazetaren kolumbiane Julieth Gonzalez Theran e cila punon për kanalin gjerman “Deutsche Welle”.

Teksa ajo fliste ‘live’ nga qyteti i rus i Saransk një i panjohur është afruar befasisht dhe e ka puthur në faqe. Pavarësisht këtij incidenti bën përshtypje që gazetarja nuk e ndal raportimin ‘live’, duke çuar deri në fund detyrën e saj.

4566

Gjithsesi më pas ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Isha aty për dy orë duke u përgatitur dhe asgjë nuk më ndodhi. Por sapo hymë ‘live’ ky i panjohur veproi. Ai erdhi tek unë, më preku gjoksin dhe më puthi.

Më duhet të vazhdoja raportimin dhe më pas vështrova nëse ishte akoma aty, por ai kishte ikur.

Më tej kolumbiania u shpreh e indinjuar duke deklaruar se nuk e meriton këtë trajtim pasi gazetaret sportive janë po aq profesionale dhe të përgatitura.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb