Lojtari i Manchester City-t, Bacary Sagna, është gjobitur me shumë prej 40 mijë euro për shkak se ka postuar një foto në “instagram” ku thumbon arbitrin pas takimit që kishte luajtur kundër Burnleyt.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte akuzuar nga Federata e Futbollit Anglez, pasi kishte postuar një foto në “Instagram” me mbishkrimin “10 kundër 12, por prapë luftuam dhe fituam si ekip”.

Ishte ndeshja ndaj Burnleyt ku skuadra e Manchester Cityt luajti më një lojtarë më pak që nga minutat e para të lojës, pasi Fernandinho u ndëshkua me karton të kuq. E kjo kishte bërë nervoz Sagnan, i cili me këtë nënkuptonte që gjyqtari i takimit kishte qenë lojtari i 12-të për ekipin kundërshtar.
Por FA ia dha këtë dënim duke paralajmëruar për kujdesin herët të tjera.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb